Kristiano Ronaldo, garanci suksesi; 30 trofe në karrierë

Kristiano Ronaldo, mbrëmjen e së dielës ngriti një tjetër trofe në karrierën e tij, atë të Nations League dhe e coi në 2 numrin e sukseseve me përfaqësuesen e Portugalisë, ndërkohë që në rang klubesh triumfet janë akoma më të shumtë. Sporting Lisbotë në, Mancester Junajtid, Real madrid e Juventus janë klubet me të cilët Kristiano Ronaldo ka fituar trofe të shumtë; 30 të tillë në 17 vjet, pa llogaritur këtu 5 Topat e Artë të fituar.

Martesa e gjatë dhe e lumtur e Kristiano Ronaldos me sukseset kanë nisur në vitin 2002, kur në moshën 17 vjecare fitoi Superkupën e Portugalisë me fanelën e Sportingut të Lisbonës. Por rritja e ritmit të tij ndodhi në Premier League me Mancester Junajtid teksa dominoi në Angli duke fituar një Kupë të Anglisë, Dy kupa të Ligës Angleze, 3 tituj të Premier League, 2 Community Shield, 1 Ligë Kampionesh, 1 botëror Klubesh si dhe Topin e parë të Artë

Ronaldo bëhet fenomen planetar dhe një brand i vërtetë marketingu në momentin që transferohet të Reali i Madridit me të cilin fitoi 2 Kupa të Mbretit, dy tituj të La Ligës, 2 Superkupa të Spanjës e sidomos 4 Liga Kampionesh, 3 nga ta cilat në mënyrë të njëpasnjëshme, 3 Botërorë klubesh dhe 2 superkupa të Evropës. Mes tyre qëndron edhe Evropiani i 2016 me Portugalinë, trofe këto që u shoqëruan edhe me 4 Topa të tjerë të Artë.

Dhe në fund, me Juventusin pjesë e të cilit do të jetë edhe sezonin e ardhshëm, fitoi titullin e Serisë A dhe Superkupën e Italisë për ta mbyllur këtë listë suksesesh me Nations League, që ishte në edicionin e parë të tij.

sfidanti.al