Diego Costa mund të jetë një prej protagonistëve kryesorë të merkatos së transferimeve të muajit janar. Sulmuesi iu ka kërkuar drejtuesve të Atletico Madrid zgjidhjen përpara kohe të kontratës për motive familjare dhe Los Colchoneros për shkak të afeksionit drejt futbollistit por edhe të faktit që kontrata i skadon pikërish në qershor janë të gatshëm që t’ia plotësojnë këtë kërkesë. Në këtë pikë, 32 vjecari do të dalë në merkato me parametra zero, një shans ky nga i cili do të kërkojnë të përfitojnë shumë skuadra ku janë të përfshira edhe ato italiane, që janë vënë në kërkim të një sulmuesi.
Sipas asaj që publikohet te e përditshmja AS, Diego Costa ka marrë oferta nga skuadra evropiane dhe poi studion opsionin më të mirë. Në Serinë A italiane janë disa skuadra që po mendojnë për të; Juventus(edhe pse do të preferonte profilë të lojtarëve ekspertë të kampionatit italian, Inter si zëvendësues të Lukakut(por raportet me Conten janë të këqija që në kohët e Chelsea), Milan(por që kërkon profile të lojtarëve të rinj) dhe Roma.
Sfidanti.al