Vazhdon të jetë temë diskutimi festa e Neymar e organizuar për Natën e Vitit të Ri, pavarësisht masave të rrepta anticovid. Pas polemikave të shpërthyera në rrjetet sociale, vjen mbrojtja direkt nga agjencia që ka organizuar këtë festë që nisi të premten dhe që do të përfundojë në fillimin e vitit të ri.
‘Të ftuarit janë vetëm 150 dhe jo 500 sic është folur në media-u deklarua nga”Agência Fábrica”. ‘Eventi do të zhvillohet duke respektuar të gjitha normat sanitare të vendosura nga autoritetet publike-shtoi një zëdhënës i agjencisë
Por këto deklarata nuk e shuan aspak situatën e ndezur, përkundrazi. Në Brazil polemikat rreth kësaj feste të Neymar vazhdojnë. Brazili është vendi i tretë më i goditur në botë nga coronavirusi pas SHBA dhe Indisë dhe nisma e yllit të Paris Saint Germainit vazhdon të ngjallë kritika të forta në drejtim të tij
Sfidanti.al