Askush si Tuchel; në dy finale Champions radhazi me 2 skuadra të ndryshme

Pasi eliminoi Realin e Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, Thomas Tuchel ngjitet në piedestal dhe bëhet një pjesë e historisë së turneut duke marrë një lloj revanshi ndaj Paris Saint  Germainit, një kënaqësi të dyfishtë. Pasi u shkarkua në muajin dhjetor nga skuadra transalpine, trajneri gjerman bëhet I pare që arrin në finalen e Ligës së Kampioneve për dy vjet radhazi me 2 skuadra të ndryshme

Është ky një rezultat i jashtëzakonshëm që konfirmon aftësitë e tTuchel si trajner dhe  për të drejtuar skuadrën. ‘Nuk është një revansh dhe jam shumë mirënjohës për eksperiencat që po përjetoj në botën e futbollit-deklaroi Tuchel pas ndeshjes me Realin e Madridit-nuk kam qenë futbollist I niveleve të tilla dhe jam me fat që kam mundësinë të punoj me këto klube të mëdha’

Tuchel e mori drejtimin e Chelseat në 26 janar duke zëvendësuar Frank Lampard dhe në më pak se 3 muaj ka bërë që skuadra të ndryshojë fytyrë me Chelsean që është në vendin e 4 në Premier League dhe në finalen e Ligës së Kampioneve dhe FA Cup.

Sfidanti.al