Këtë javë Neymar firmosi kontratën e re me Paris Saint Germainin deri në vitin 2025 me opsion zgjatjen e saj edhe për një vit tjetër. Sipas asaj që publikohet te Uol, sulmuesi brazilian do të qëndrojë te klubi transalpine deri në vitin 2026 e për më tepër në kontratën e tij ka një klauzolë që e lejon atë të kthehet në Brazil brenda 5 viteve.
Bëhet fjalë për një klauzolë sekrete që përfshin rinovimin e saj dhe që do të nisë të ekzekutohet duke nisur nga viti 2022 pasi më Francë mund të firmosësh maksimumi deri në 5 vjet me një klub. Neymar vendosi që të vijojë karrierën te Paris Saint Germaini sepse besonte te projekti dhe si Leonardo ashtu edhe Al Khelaifi I premtuan një skuadër që do të jetë në gjendje që të luftojë cdo sezon për fitoren e Ligës së Kampioneve.
Ajo e firmosur ditën e shtunë mund të jetë kontrata e fundit e Neymar në futbollin evropian përpara se ai të kthehet në Brazil duke qenë se asnjë ekip tjetër sot për sot nuk është në gjendje që t’i paguajë futbollistit 30 milionë Euro në sezon
Sipas UOl, një prej objektivave të PSG pas rinovimit me Neymar është tentativa për të marrë Lionel Messin. Në muajin nëntor, braziliani foli me siguroi se sezonin e ardhshëm do të luajë sërish bashkë me argjentinasin me këtë të fundit ende nuk ka rinovuar me Barcelonën.
Sfidanti.al