Xhonatan Barnet është një emër shumë më pak I njohur në krahasim me Zhorzh Mendes apo Mino Raiolën përsa u përket agjentëve sportivë, por klasifikimi I përpiluar nga prestigjiozja Forbes nuk gënjen. Sipas kësaj reviste, Barnet është agjenti më I pushtetshëm në botë për vitin 2019. Agjenti sportiv anglez është në krye të Stellar Group që është në kontratë me lojtarë të kalibrit Shezni, Bejl e Saul dhe që ka siguruar 114 milionë Euro në formën e komisioneve nga transferimet e lojtarëve dhe ka nënshktuar kontrata me vlerë totale prej 1.17 miliardë Euro.
Në vendin e dytë është Scott Boras që ka siguruar 106.5 milionë Euro në komisione në sportin e bejzbollit, ndërkohë që podiumin e plotëson pikërisht Zhorzh Mendes që ka klientë prestigjiozë si Kristiano Ronaldo, Zhoze Murinjo apo Kanselo.Nuk shkon më shumë se vendi I pestë Raiola që ka siguruar 63 milionë Euro në formën e komisioneve
Sfidanti.al