Arrigo Saki kërkon një Inter që të dominojë më shumë!

Është jo më kot njeriu i futbollit total në Itali, dhe Milani i tij ishte vetëm në sulm, ashtu si Ajaksi dikur apo si Barcelona e madhe. Arrigo Saki e kërkon këtë gjë edhe nga ish-rivali i tij qytetës, Interi. Ish-trajneri kuqezi dhe tringjyrësh pohon faktin se me Konten, skuadra milaneze ka bërë shumë përpara. “Interi e ka bërë tashmë hopin cilësor, – shprehet Saki për “La Gazeta delo Sportin”, – me Konten është kthyer në skuadrën ndoshta më të fortë të Italisë, por tani duhet të luajë në mënyrë që të dominojë ndeshjet”. Ish-tekniku pati parasysh derbin kur, gjatë pjesës së dytë zikaltërit vuajtën shumë pavarësisht fitores 3-0. Duke folur për Milanin e tij, ai thekson se “ekipi po vuan nga “hilet” e tij”, ndërsa këshillon Ibrahimoviçin që të mos shkojë në San Remo.

Sfidanti.al