Kur kampionatet quhen Seria A, Premier Liga, La Liga, Bundesliga dhe Liga e Parë e Francës, ai është i pakapshëm. Flasim për Xhanluixhi Bufonin, portierin e Juventusit që luajti mbrëmë ndeshjen numër 654 në karrierë në Serinë A. E ka nisur në 1995 me Parmën dhe po e vazhdon me Juven, me një ndërprerje tek Paris SG. Bufoni kaloi mesfushorin anglez, Garet Berri që luajti 653 ndeshje për Aston Vilën, Mançester Sitin, Evertonin dhe Uest Bromin në 1997-2018, ndërsa pas tyre janë Andoni Zubizarreta me 622 ndeshje, portieri francez, Mikael Landro me 618 dhe mbrojtësi gjerman, Karl-Hajnc Kërbel me 602. Gjithsesi, rekordin në 5 ligat kryesore e mban portieri legjendar i Anglisë, Piter Shilton, që zhvilloi 810 ndeshje në elitën e futbollit anglez, që në atë kohë quhej Divizioni i Parë, në vitet 1965-1991. Duket e vështirë që 41-vjeçari Bufon të arrijë deri aty, pasi i duhen edhe mbi 150 ndeshje.
Sfidanti.al