‘Camp Nou’ ka qenë objekt vizite i një personaliteti tejmase të njohur dhe ai ishte as më shumë e as më pak,por vetë Arnold Schwarzenegger. Aktori hollivudian ndodhet në Barcelonë për të promovuar Arnold Classicc Europe, eventi më i rëndësishëm përsa i përket bodybuilding në Kontinentin e Vjetër. I shoqëruar nga zëvendëspresidenti i Barcelonës, Carles Vilarrubi dhe Drejtori Josep Ramon Vidal-Abarca, Schwarzenegger vizitoi muzeun e klubit të Barcelonës dhe ambientet e ‘Camp Nou’, ndërkohë që më parë kishte marrë edhe fanelën e personalizuar blaugrana si dhuratë.
Nuk është hera e parë që aktori i njohur përfiton nga rasti i vizitës në Barcelonë për t’iu afruar klubit.Përpara një viti, Schwarzenegger ishte i pranishëm në një nga seancat stërvitore të skuadrës së parë të Barcelonës madje bëri fotografi edhe me disa prej futbollistëve. ‘Barcelona ka bërë historinë me futbollin që luan që është dicka e pabesueshme. Ka në përbërje futbollistë shumë të talentuar dhe të jesh këtu në Camp Nou, të shohësh trofetë e saj dhe videot e fitoreve të mëdha është dicka fantastike dhe një dhuratë e bukur- shpreh Arnold Schwarzenegger
Sfidanti.al