Dembele, sa bonuse nga Barcelona,përftime deri në 40 milionë Euro

I dëmtuar deri në muajin janar, Ousmane Dembele vazhdon të jetë objekt lajmesh përsa i përket transferimit të tij nga Borussia Dortmund te Barcelona. Vetëm përpara pak ditësh e përditshmja ‘Bild’ zbuloi disa detaje të kontratës së tij me klubin katalanas, por asaj i shtohen edhe ‘Der Spiegel’ e ‘Football Leaks’ të cilët publikuan të dhënat e plota  të klauzolave në kontratën e futbollistit për të cilin Barcelona pagoi 105 milionë Euro. Mësohet se nga kjo shifër Barcelona i ka paguar tashmë 70 milionë Euro ndërsa pjesën prej 30 milionësh do t’i paguajë në qershorin e vitit të ardhshëm. Përsa i përket bonusit prej 40 milionësh per Dembele, Barcelona do paguajë 5 milionë nëse ai luan 25 ndeshje zyrtare, 5 milionë të tjerë nëse luan 50 ndeshje, 5 milionë të tjerë për 75 ndeshje të luajtura e 5 milionë për 100 ndeshje të luajtura. Përsa i përket pjesës së mbetur prej 20 milionë Euro, do të ndahet n 2 klauzola. E para për cdo titull të Ligës së Kampioneve do të fitojë Barcelona me lojtarin që do të përfitojë 5 milionë Euro.Klauzola tjetër flet për njëshifër prej 5 milionë deri në 10 milionë për cdo pjesëmarrje të skuadrës në Ligën e Kampioneve. Në fund, Football Leaks zbulon edhe pagën e Dembele si futbollist i Barcelonës që është 12 milionë Euro në sezon. Nëse Barcelona do të fitojë të tre titujt sezonal kësja shifre do t’i shtohet edhe një bonus prej 3.3 milionë Euro.

Sfidanti.al