Në Katar janë të sigurt: Botërori 2022 në dimër? Më mirë për futbollistët

Pas 5 vitesh, Katari do të hapë dyert e Kampionatit Botëror të futbolli, një ngjarje që për herë të parë në histori zhvillohet në një vend arab. Presidenti i Komitetit Organizativ, Hassan Tawadi në një intervistë për të përditshmen ‘Marca’ sqaroi situatën duke theksuar se punimet po ecin mjaft mirë. ‘Përfunduam punimet në stadiumin Khalifa në Doha, ndërsa vitin tjetër do të mbyllen punimet edhe për2 impiantë të thjerë-tha Tawadi. Në vitin 2020 gjithcka do të jetë gati, rrjeti i metrove dhe spitalet ekzistojnë tashmë’.  E vecanta e Botërorit 2022 është se do të zhvillohet në muajt e dimrit dhe kjo ka shkaktuar disa pakënaqësi sidomos në Evropë për shkak se shumë kampionate janë në mes të sezonit, por Tawadi shpjegon: ‘Në qershor shumë futbollistë shfaqen të lodhur ose të dëmtuar, për këtë arsye është më mirë që të luajnë në dhjetor. Gjithsesi ishte FIFA ajo që vendosi datat dhe oraret, ne propozuam edhe muajin qershor’. Edhe pse vendet arabe nuk kanë organizuar më parë evente të mëdha sportive, modeli për ta është i qartë. ‘Lojërat Olimpike të Barcelonës në 1992 ishin një shembull i qartë sesi një vend mund të rrisë cilësinë e jetës së njerëzve dhe të zhvillojë qytetin-vijoi Tawadi-Por edhe botërori 2006 në Gjermani përmirësoi ekonominë e vendit’. Në fund, Tawadi tregoi edhe se cila do të jetë e ardhmja e strukturave të ndërtuara pas përfundimit të botërorit. ‘Në radhë të parë, kemi firmosur një kontratë  për mënyrën sesi do të përdorim stadiumet pas eventit-tha Tawadi-disa prej tyre do të ndryshojnë dhe do të ketë reduktim të kapacitetit. Tani FIFa kërkon të paktën 40 mijë vende për ta dhe ky numër më pas do të ulet në 20 mijë vende. Pjesën tjetër do t’ua japim vendeve që kanë nevojë për stadiumet e tyre. Të tjerë impiante do të kthehen në shkolla, banesa , ndërsa parqet argëtuese dhe hotelet do të shërbejnë ende për turizimin.

sfidanti.al