Në mediat e kronikave rozë vazhdon të flitet për festën e neymar në Londër në shpqërinë e Hamilton dhe modeleve të ‘Victoria’s Secrets’. Mes pjesëmarrëseve në këtë festë të mbajtur në Londër ishte edhe Barbara Palvin, nën shoqërinë e së cilës futbollisti qëndroi deri në përfundim të eventit, në orët e para të mëngjesit. Sipas tabloidit ‘The Sun’Hamilton, që bëri rolin e një xhentëlmeni, i la Neymar dhe Barbarën në një apartament luksoz, nga i cili modelja doli e veshtur me një fustan ndryshe nga ai i festës ndërkohë që Neymar iu drejtua hotelit ku ishte i akomoduar më parë. Se cfarë ndodhi në apartament vetëm futbollisti dhe modelja e dinë, por sipas ‘The Sun’ ata nuk ishin në atë vend vetëm për të biseduar. Që pas ndarjes me Bruna Marquezine, Neymar nuk ka një të dashur zyrtare, por Barbara Palvin po, kompozitorin britanik Julian Perretta. Çfarë do të mendojë ky i fundit për këtë natë të së dashurës së tij?.
Sfidanti.al