Arjen Robben, destinacioni i ardhshëm është kampionati MLS?

Arjen Robben  do të largohet nga Bajerni i Mynihut në përfundim të sezonit pasi i përfundon kontrata me klubin bavarez. Sulmuesi holandez do të lërë kampionët e Gjermanisë pas 10 vitesh në Bundesligë teksa terrorizoi mbrojtjet e të gjitha skuadrave kundërshtare. Tani ajo që duhet të bëjë Robben, tashmë 35 vjecar, është të zgjedhë destinacionin e tij dhe opsionet më të mira për të duken Interi dhe kampionati amerikan i futbollit, MLS

Sipas Calciomercato të cilit iu referua edhe ëebsite zyrtar i MLS, Robben e sheh me sy të mirë transferimin në këtë kampionat duke qenë se është edhe në mbyllje të karrierës futbollistike. Në Major League Soccer janë disa skuadra të interesuara për Robben nëse ai do të vendosë të zgjedhë këtë opsion për vijimin e karrierës së tij dhe do të ishte një element i rëndësishëm për cdo ekip.

Sesioni i parë i merkatos së transferimeve në SHBA mbyllet në 7 maj, por në verë hapet një tjetër që kap periudhën 9 korrik-7 gusht. nëse nuk do të ndodhë asgjë as në këtë periudhë, atëherë ai do të ketë kohë deri në 30 gusht për të gjetur skuadër, pasi kjo  datë është edhe afati i fundit për klubet që të firmosur me lojtarë të lirë të cliruar nga cdo lloj kontrate

Arjen Robben e nisi karrierën e tij në 2011 me Groningeni ku tërhoqi vëmendjen e skuadrave më të rëndësishme të Holandës dhe një vit më vonë ai u bë pjesë e PSV Eindhoven. në 2004 u transferua në Premier League te Celsi ku u shndërrua në një prej sulmuesve më të rrezikshëm në krahun e djathtë. Me Blutë luajti për 3 sezone për t’u transferuar më pas te Reali i madridit, por në Spanjë gjërat nuk i shkuan si shpresonte dhe në 2009 kaloi te Bajerni i Mynihut ku qëndroi për 10 sezone.

Përsa i përket përfaqësueses, Robben ka luajtur me Holandën 96 ndeshje duke shënuar 37 gola. Ishte protagonist në Botërorin e gjermanisë 2006,  atë të Afrikës së Jugut në 2010 dhe të Brazilit në 2014 duke zhvilluar 15 ndeshje me 6 gola të shënuara dhe 6 assist. Për kampionatet Evropiane, ai ka qenë pjesë e Holandës në edcicionet e 2004, 2008 dhe 2012 ku nuk shkëlqeu si në Kupat e Botës duke luajtur 9 ndeshje me 1 gol të shënuar dhe 6 assiste.

sfidanti.al