Vlade Divac hyn përfundimisht në historinë e basketbollist duke fituar një vend në Hall of Fame të NBA në Springfield në ceremoninë që do të mbahet në 7 shtator. Në Minneapolis u përcaktuan emrat e 12 anëtartëve më të rinj të Hall of Fame ku figuronte edhe emri i Divac që për më tepër ishte edhe më i rëndësishmi.
Ish basketbollisti serb, që aktualisht mbulon rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Sacramentos, ka fituar trofe të shumët si në Evropë ashtu edhe në NBA dhe që nga viti 2010 është anëtar i Hall of Fame i FIBA. Por kur mësoi se ai ishte i përzgjedhur edhe për të hyrë në Hall of Fame të NBA, Divac nuk i fshehu emocionet.
‘Jam shumë i nderuar-tha dDivac në një konferencë shtypi-kur isha i ri nuk do ta besoja se ky sport do të më rezervonte kaq shumë nderime. për mua basketbolli ishte një rrugëtim i pabesueshëm. Falenderoj familjen, miqtë, trajnerët, kolegët e mi dhe tifozët për mbështetjen’.
Karriera e Divac është fituese si në Evropë ashtu edhe në SHBA. Me kombëtaren ai ka fituar 2 medalje të argjendta olimpike, me Jugosllavinë në 1988 dhe Serbinë në 1996, këtyre u shtohen edhe 2 tituj botërorë në 1990 e 2002 dhe 3 evropianë në 1989, 1991 e 1995.
Në vitin 1989 u bë pjesë e NBA si zgjedhja e 26 në Draftin e këtij kampionati nga skuadra e Lejkërs nga e cila u largua në 1996. Divac u bë i pari basketbollist joamerikan që arriti në kuotën e 1000 ndeshjeve të luajtura në NBA dhe i hapi rrugën edhe basketbollistëve të tjerë evropianë në këtë kampionat. Edhe pse me lejkërs luajti të vetmen Finale të Madhe të NBA në 1991 kundër Chicago Bulls të Micheal Jordan, Divac vitet më të mira në karrierë i përjetoi te skuadra e Sakramento Kings duke u kthyer në pikën e referimit të kësaj skuadrë në 6 playoffet radhazi të zhvilluara në 1998-2004, ndërsa në 2002 luajti finalen e Konferencën e Perëndimit kundër LA lejkërs së Brajantit dhe Shak O’Nil duke humbur vetëm në ndeshjen e 7 .
sfidanti.al