Një episod i pabesueshëm u verifikua mëngjesin e kësaj të diele në Aragon, ndalesa e tretë e Botërorit të Superbike. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, motori Jamaha i Hektor Barbera u zhduk nga bokset e skuadrës Toth duke e penguar pilotin iberik të zbresë në pistë për xhiron e nxemjes dhe garën e Supersport600. ‘Na e vodhën-ishte deklarata e përgjegjësve të skuadrës hungareze për Guardia Civil.
Pak caste më vonë, Barbera nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale bëri të ditur se nuk do të merrte pjesë në këtë ndalesë të garës Supersport dhe se aventura e tij në këtë kategori garash mbyllet këtu, pas dy ndalesave të para, kjo edhe për shkak të problemeve financiare të vetë skuadrës.
sfidanti.al