Argjentinen e presin dy ndeshje miqesore luksi gjate ketij muaji; ate me Italine ne Mançester ne 23 mars dhe ate me Spanjen ne 27 mars. Trajneri i nenkampioneve te botes, Horhe Sampaoli ka publikuar listen e futbollisteve te grumbulluar per keto 2 ndeshje qe luhen ne kuader te pergatitjeve per Boterorin 2018 dhe surprizat nuk mungojne. Keshtu Sampaoli ka lene jashte skuadre Paulo Dibalen, Mauro Ikardin dhe Papu Gomez.
Per Dibalen, mediat argjentinase theksojne se ne vendimin e Sampaolit ka ndikuar demtimi me i fundit i futbollistit te Juventusit. Por ky arsyetim duket se nuk vlen per Higuain qe eshte thirrur ne skuader pavaresisht se ai ka pasur probleme ne kavilje te shfaqura ne derbin me Torinon.
Per Ikardin situata duket edhe me e veshtire. Kapiteni i Interit rrezikon qe Boterorin e Rusise ne shtepi nga ekrani i televizorit. Ikardi ne kete rast penalizohet nga demtimi i tij i fundit si dhe forma jo shume e mire qe po kalon. Keshtu qe per Ikardin lind detyra rifitimi i formes me te mire te mundshme per te pasur shanset e tij qe te luaje ne Kupen e Botes.
Dhe se fundmi Papu Gomez, futbollisti i Atalantes po paguan gabimet e bera ne ndeshjet me Juventusin dhe Borusian e Dortmundit dhe ekziston mundesianqe Sampaoli te preferoje Diego Perotin kundrejt tij. Megjithate trajneri i badhekalterve nuk ua ka mbyllur perfundimisht dyert e kombetares argjentinase ketyre 3 futbollisteve.
‘Ikardi, Dibala dhe Gomez jane futbolliste qe i njohim mire-tha Sampaoli-ne duam te shohim lojtare te tjere per te bere edhe krahasimet. Kjo liste e futbollisteve nuk eshte ajo e Boterorit. Ne koken time e kam te percaktuar 80% te skuadres, problemi eshte ne percaktimin e pjeses tjeter prej 20%’.
Sfidanti.al