Trajneri i komanduar i Argjentines, Lionel Skaloni publikoi dy jave para afatit emrat e futbollisteve te grumbulluar per ndeshjet miqesore te 11 dhe 16 tetorit me Irakun dhe Brazilin. Ajo qe te bie ne sy eshte se kapiteni Lionel Mesi serish eshte lene jashte skuadre si ne ndeshjet e muajit shtator.
‘Ne kete moment eshte me mire qe ai te mos vije-tha Skaloni-po jetojme nje etape ndryshe nga ajo e Boterorit dhe futbollistet qe jane grumbulluar aktualisht kane nevoje te luajne me Kombetaren.
Nderkaq mes te grumbulluarve spikat emri i Rodrigo de Pol qe vesh per here te pare fanelen e ‘Seleccion’. Po keshtu eshte preferuar serish Xhovani Simeone si dhe Mauro Ikardi, Lautaro Martinez dhe Paulo Dibala. Nderkohe pervec Mesit nuk jane ne skuader as emra te tille si Higuain, Di Maria, Biglia e Aguero per te cilet Skaloni deklaroi se ka ende kohe per rikthimin e tyre dhe se kjo ceshtje i tako trajnerit qe do te vije ta zgjidhe.
Sfidanti.al