Pas deshtimit ne Boterorin e Rusise, Argjentina pritet te nise kerkimet per trajnerin e ri, pasi Horge Sampaoli do te largohet nga posti i tij. Sipas te perditshmes spanjolle ‘Marca’, palet kane nisur bisedimet per zgjidhjen e kontrates mes tyre.
‘Sampaoli nuk do te jete me trajneri i Argjentines-lexohet te kjo e perditshme-se pari ate nuk e duan as drejtuesit e Federates e as njeriu i tij i besuar, presidenti i Bokas, Daniel Anxhelici. Se dyti, vete Sampaoli nuk deshiron te ndahet keq me Federaten dhe lojtaret per te nisur nje detyre te re ne Evrope.
Nese Sampaoli nuk jep doreheqjen atehere AFA do te duhet t’i jape si demshperblim 9.1 milione Dollare. Nese ai ndermerr kete hap pas nje viti pas Kupes se Amerikes atehere kjo shifer zbret ne 1.5 milione Dollare. Por sipas ‘Marca’ kjo nuk do te ndodhe dhe palet do te besojne gjithcka te negociatat mes tyre.
Sfidanti.al