Arbitri Rodriguez rikujton kafshimin e Suarez: Nuk ka provë TV që ta vërtetojë

Kanë kaluar 5 vjet, por episodi i kafshimit në shpatull i Suarez ndaj Xhorxho Kielinit në sfidën mes Uruguajit dhe Italisë në Botërorin e Brazilit që solli edhe një dënim ekzemplar për sulmuesin uruguajan, kujtohet ende. Ai që foli për këtë episod ishte arbitri i asaj sfide, meksikani Marko Antonio Rodriguez i cili deklaroi se nuk ka asnjë provë televizive që të tregojë se ka pasur kafshim të Suarez në supin e Kielinit

‘Nuk ka provë televizive që të tregojë kafshimin e Suarez. Në atë moment pashë një futbollist që preku dhëmbët e tij dhe një tjetër që ndjente dhimbje-tregon Marko Antonio Rodriguez-ishte një moment konfuzioni, unë pyesja dhe i shihja të gjithë të bardhë. Në të vërtetë nuk pashë asgjë. Pas atij episodi thashë se nuk duhet të bënim më gabime. në fund të sfidës italianët më rrethuan dhe një vëzhgues i FIFA tha se ka një episod të komplikuar e thuhet se suarez bëri një kafshim’.

sfidanti.al