Antonio Konte ‘i terbuar’: Nese eshte VAR duhet perdorur

Antonio Konte u shfaq i terbuar pas ndeshjes me Noruicin per Kupen e Anglisen me Celsin qe arriti te kualifikohej vetem pas ekzekutimit te 11 metershave. Trajneri i Bluve te Londres e kishte te gjithe inatin me arbitrin qe nuk e aplikoi sistemin VAR gjate ndeshjes.

‘Mendoj se duhet te permiresohemi nese duam te perdorim kete sistem-tha Konte-rasti i Uillian ishte nje penallti e paster, por arbitri vendosi shume shpejt per te ndeshkuar futbollistin qe tregon se nuk kishteasnje dyshim. Por beri nje gabim te madh’.

‘Per te aplikuar me korrektesi kete sistem duhet bere kontrolli me VAR per te qene 100% te sigurt-vijoi Konte-ai ndaj Uillian ishte nje gabim i madh jo aq i arbitrit te ndeshjes se sa ai qe e ndjek ate. Nese ai nuk sheh ate qe eshte e qarte atehere dicka duhet permiresuar. Asistenti duhet te sinjalizoje arbitrin per dyshimin e tij dhe do te jete ky i fundit qe do te marre vendimin perfundimtar.’

  1. Sfidanti.al