Uellsi, Rajan Giggs dhe sulmi i te atit ndaj tij

Rajan Gigs po jeton nje moment te arte; 44 vjecari sapo ka firmosur nje kontrate 4 vjecare me Federaten Uellsiane per te marre vendin e Kris Kolman ne stolin e perfaqesueses, nje detyre qe ai e mori me entuziazem. Por dikush mendoi qe t’ia prishe kete moment dhe behet fjale per babain e tij, Deni Uilson i cili beri nje deklarate te helmatisur ndaj Rajan Gigs duke theksuar se i vjen turp prej tij. Motivi? Lidhja e dashurise me gruan e vellait te tij, nje lidhje te cilen Rajan e vazhdoi edhe gjate kohes kur bashkeshortja e tij ishte shtatzene.

‘Duhej te isha babai me krenar ne bote-tha Deni Uilson-por me vjen turp prej tij, nuk ia permend dot as emrin. Fik televizorin sa here e shoh ne ekran. E gjithe familja jone ben keshtu. Eshte djali im dhe me mbushen syte me lote kur them se familja nuk e respekton. Por si vella i madh duhet te mbronte te vellane dhe jo ta godiste pas shpine. E mashtroi ne menyren me te shemtuar te mundshme dhe tani nuk ka kurajon as te kerkoje falje’.

Sfidanti.al