Anjeli rekord …e ka marrë 28 herë në telefon Ronaldon!

Njeriu nr.1 i Juventusit, Andrea Anjeli, arriti që ta bindë Kristiano Ronaldon që të vijë në radhët e klubit të tij torinez, vetëm sepse ai u tregua këmbëngulës dhe gjeti momentin e duhur. Juventusi dhe Reali i Madridit zhvilluan një duel kontraversal në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, por, pikërisht, ky duel e ndimoi Anjelin që ta bindte Ronaldon të pranonte transferimin në Torino.
Futbollisti portugez shënoi një gol të mrekullueshëm të tipit gërshërë në Torino, ku Reali fitoi 3-1, ndërsa të gjithë të pranishmit në stadium u ngritëen në këmbë dhe e borohoritën lëvizjen fantastike të Ronaldos. Ky moment ka ngelur i ngulitur në kujtesën e Ronaldos dhe, pikërisht, këtë gjë e shfrytëzoi Anjeli gjatë bisedimeve.
Po ashtu, presidenti i Juves, Anjeli, gjeti momentin e duhur që “t’i bënte korte” Ronaldos. Kur presidenti i Realit, Florentino Perez, nisi të koketonte publikisht me Nejmarin, Ronaldo e ndjeu veten të ofenduar dhe të anashkaluar, kështu që taman në këtë kohë filloi Anjeli ta merrte në telefon Ronaldon, duke i propozuar atij ardhjen në Torino. Media spanjolle ka zbuluar se Andrea Anjeli e ka marrë në telefon Ronaldon plot 28 herë! Sipas medias, kjo taktikë e presidentit të Juves doli e frytshme dhe se, tanimë, Ronaldo i ka thënë “Po” Anjelit xhunior.
Sfidanti.al