Anglia, Trippier lë grumbullimin për seancën gjyqësore për bastet

Futbollisti i Atletico Madrid, Kieran Trippier la grumbuillimin e përfaqësueses angleze me të cilën po përgatitet për ndeshjen me Danimarkën për motive personale. Mbrojtësi i krahut të djathte te Los Colchoneros sipas medias britanike u largua nga skuadra për të marrë pjesë në seancën gjyqësore për akuzat që rëndojnë mbi të për një cështje të hapur për bastet. Federata Angleze e Futbollit e akuzon për thyerje të normave për cështjen e vënies së bastit për kalimin e tij te Atletico në verën e vitit 2018 me Trippier që rrezikon të sanksionohet me 6 muaj pezullim.

Trippier luan në krahun e djathtë të mbrojtjes së Atletico Madrid dhe është një lojtar titullar në atë zonë me Simeonen që ka shumë pak lojtarë që mund ta zëvendësojnë nëse anglezi do të sanksionohet. Ndërkaq, përvec Trippier, Anglia nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen me Danimarkën as ben Chilëell që pati një problem në këmbë. Futbollisti do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të parë nëse do të mund të jetë në dispozicion të Chelsea në ndeshjen e fundjavës apo jo.

Sfidanti.al