Bëmë baba të të ngjaj, habit vajza 15-vjeçare e Kristof Daumit!

Ai ka 3 vjet që e la lënë trajningun, dhe të paktën për momentin është pushim. Kjo e ka lejuar Kristof Daumin, një nga trajnerët më të njohur të shkollës gjermane, që të ndjekë nga pas vajzën e saj që ka nisur të luajë futboll. Duhet të presë ca kohë sepse Kara-Juli është ende 15 vjeç, ndonëse babai është 66. Ç’t’i bësh, kështu është kur martohesh vonë, apo kur dashurohesh sërish vonë. Vajza e tij luan me ekipin U17 të Rajnzyd Këlnit (FC Rheinsued Koeln), që i ka fituar të tria ndeshjet e para, ndërsa Kara-Julia ka shënuar një gol. Ekipi i saj kryeson kampionatin, ndërsa babai është i kënaqur. “Unë kam vetëm një vit që luaj futboll, – sqaron ajo, – por, kam pasur gjithnjë ndikim futbolli për shkak të babait. Kjo më ka ndihmuar ta kuptoj lojën më mirë. Më parë, jam marrë me tenis dhe me hip-hop, por tani pasioni im është futbolli”.

Sfidanti.al