Angli, Rooney tërhiqet; është trajneri i ri i Derby County

Wayne Rooney i thotë lamtumirën futbollit të luajtur dhe bashkë me te, shënuesi më i mirë në historinë e Anglisë me 53 gola në 120 ndeshje, ‘del përfundimisht në pension’  Brezi i Artë i futbollit anglez ku Wazza, Lampard e Steven Gerrard ishin ata që shkëlqyen më shumë.

Ish sulmuesi i Manchester United  u caktua trajner me kohë të plotë I Derby County, në stolin e të cilit u ul në rolin e trajnerit të komanduar në muajin nëntor për të zëvendësuar Phillip Cocu.

Një karrierë e mrekullueshme që zgjati mbi 20 vjet nga të cilat 15 si kapiten dhe simbol i Tre Luanëve, por që u mbyll pa fituar një trofe të rëndësishëm për Vendin e tij. Sukseset Rooney i pati me Manchester United ku fitoi trofe të shumtë mes të cilëve 5 tituj të Premier League dhe 1 Ligë Kampionesh

Për shënuesin më të mirë në historinë e Djajve të Kuq me 253 gola në 559 ndeshje, vjen një kontratë prej 2 vitesh e gjysmë si trajner ‘Është një nder për mua të kem mundësinë që të ngjek gjurmët e trajnerëve të tillë si Brian Clough, Jim Smith, Frank Lampard dhe Phillip Cocu – komentoi Rooney –do të tentoj gjithcka për të konkretizuar potencialin e parë në 12 muajt e fundit. Edhe pse kisha marrë oferta të tjera, e dija që Derby County ishte vendi i duhur’.

Sfidanti.al