Angli, Man.City s’do të aplikojë programin ERTE te punonjësit

Manchester City konfirmon se nuk do të aplikojë programin ERTE te të gjithë punonjësit e tij dhe bëhet I pari klub I premier Leagues që hedh poshtë këtë masë. Omar Berrada, Drejtori I Operacioneve të Citizens konfirmoi këtë vendim të klubit anglez.

‘Mund të konfirmoj vendimn e  marrë nga Presidenti dhe drejtuesit e tjerë që Manchester City të vijojë të mbrojë njerëzit, punonjësit dhe në të njëjtën kohë edhe biznesin që të bëjë gjithcka mundet për të mbështetur komunitetin tonë në këtë moment të komplikuar për të gjithë-tha Omar Berrada.

Ndërkaq, ashtu sikurse edhe cdo skuadër tjetër e Premier Leagues, edhe skuadra e Manchester City vijon bisedimet me Ligën dhe Sindikatën e Futbollistëve për mënyrën sesi do të reduktojnë pagat dhe ku do të derdhin paranë që do të heqin.

Sfidanti.al