Ancelotti planifikon rinovimin

Të gjithë presin që Karlo Ançeloti të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit verën e ardhshme, pas skadimit të kontratës me Real Madrid. Shtypi spanjoll madje ka përmendur edhe trajnerin e preferuar për ta zëvendësuar, që është Xavi Alonso i Bajer Leverkusen. Megjithatë, duket se historia e trajnerit më të sukseshëm italian me klubin më të sukseshëm në botë nuk do të marrë fund kaq shpejt.

Në Madrid po mendojnë për rinovimin e kontratës me Ançelotin, i cili gjithmonë i ka lënë pa përgjigje komentet e shumta në lidhje me kombëtaren braziliane, duke thënë vetëm se ndihet shumë mirë në stolin e Realit. Ndoshta edhe zërat nga Brazili që kundërshtojnë uljen e një të huaji në stolin më prestigjioz në botë kanë bërë të Ançeloti të rimendojë pozicionin.

Që në fillim ishte presidenti i Brazilit, Lula, që kundërshtoi emërimin e italianit dhe ditët e fundit ka qenë ish-sulmuesi legjendar Romario që tha se preferon trajnerin aktal Diniz. Ançeloti pritet të mbyllë sezonin me Realin e më pas të ulet për rinovim me presidentin Perez, duke lënë Brazilin si alternativë të dorës së dytë.

 

sfidanti.al