Ancelotti mund të shkarkohet nëse nuk kalon Arsenalin

Carlo Ancelotti rrezikon shkarkimin. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk ka më durim. Nëse “Los Blancos” nuk kalojnë Arsenalin në Champions, mund të merret vendimi për largimin e teknikut italian. Real Madridi u mposht 3-0 në Londër, një ndeshje që nuk do të harrohet lehtë, për fatin e keq të madrilenëve. Ishte ndeshje e turpshme, ku “Los Blancos” dukeshin pa dëshirë për të fituar. “Marca” raporton se Ancelotti tashmë ka një ultimatum të transmetuar jo personalisht nga Perez, por të nënkuptuar: nëse nuk kalon Arsenalin, koha të largohesh. Pasuesi i tij? Ka vetëm një alternativë. Ai është ish-lojtari i Real Madridit, Xabi Alonso.

sfidanti.al