Rafa Leao prej kohësh është në radarin e disa klubeve të mëdha, por së fundmi në garë për portugezin ka hyrë edhe Arsenali. “Topçinjtë” e shohin portugezin si lojtarin ideal për ta bërë atë pikë referuese të sulmit të tyre. Dy qendërsulmuesit që ka momnetalisht Arsenali, janë të dy të dëmtuar si Kai Havertz, ashtu edhe braziliani Gabriel Jeus, i cili është dëmtuar në fillim të këtij sezoni. Pavarësisht dëmtimit të tanishëm dhe rikuperimit për sezonin e ardhshëm, asnjëri prej tyre nuk e bind Artetën, ndaj lind nevoja për një qendërsulmues të ri. Trajneri i Arsenalit e pëlqen shumë portugezin e Milanit, për të cilin iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë një sakrificë financiare dhe të bëjnë të mundur transferimin e tij në verë.
Kjo gjë nuk do jetë e lehtë për të paktën dy arsye. E para, Milan e konsideron Leaon një lojtar kyç për planin e tyre dhe nuk do të heq dorë lehtë prej tij. Sulmuesi ka një kontratë aktuale e cila skadon në verën e vitit 2028 dhe një klauzolë blerjeje që tejkalon 100 milionë euro, një shifër që jo çdo klub mund ta marrë parasysh. E dyta, gara për portugezin do jetë shumë e fortë pasi ai është në radarin e disa klubeve të mëdha si Chelsea, Manchester United, Barcelona, PSG etj, gjë që e bën të vështirë garën për Arsenal-in, por jo të pamundur.
sfidanti.al