“Barcelona mund të fitojë tripletën”

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo, ka folur për formën aktuale të skuadrës së Hansi Flik menjëherë pas fitores 4-0 ndaj Dortmundit. Braziliani ka shkuar larg, duke krahasuar këtë ekip me atë të Pep Guardiolës, që shënoi një epokë të artë në historinë e futbollit dhe Barcelonës. “Nëse kjo Barcelonë nuk është në të njëjtin nivel, është shumë afër. Në çdo rast, është e qartë se Barcelona nuk është aq larg arritjes së atij niveli dhe të përfundojë sezonin me një notë të lartë. Skuadra ka gjithçka dhe është shumë afër të jetë fitues i tripletës. Nëse kjo ndodh, Barcelona me siguri do të jetë në gojët e të gjithëve. Lojtarët janë shumë të bashkuar… atmosfera është e mirë dhe trajneri po vendos lojtarët më të mirë”, tha Rivaldo.

sfidanti.al