Mesfushori i Shqipërisë, Juljan Shehu, ka shënuar një tjetër gol në kampionatin polak me fanellën e Vidzev Lodz. Në minutën e 73-të të sfidës, ai tund rrjetën duke rikthyer baraspeshën e cila nuk zgjat shumë për shkak se Korona Kielce kalon sërish në avantazh. Duket se Kombëtarja i ka sjell fat 26-vjeçarit, i cili po kalon një moment të artë në karrierë. Ky ishte goli i katërt në 25 ndeshjet e aktivizuara në kampionat për Shehun, i cili është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës polake.
sfidanti.al