Alvaro Morata mbetet sulmuesi pa “atdhe”, edhe Sari ..tradhëtar !

Kryesia e Atletikos së Madridit ndodhet tanimë në bisedime të avancuara për transferimin e sulmuesit spanjoll të lartpërmendur, shkruan gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”. Morata më shumë nuk luan sesa luan me Çelsin, kështu që ai ka kohë që po mendon për largimin nga “Stemford Brixhi” dhe të kthehet në Madrid ose gjetkë në Spanjë.
Ka shumë mundësi që Alvaro Morata të bashkohet me Atletikon, pasi trajneri i këtij ekipi madridas, Diego Simeone, ka nevojë për një sulmues të mirë, duke qenë se Diego Kosta është i dëmtuar, kurse Nikola Kaliniçi ndodhet jashtë formës.
Nëse transferimi në fjalë do të realizohet, atëherë ai do të shënojë kthimin e Moratës në klubin, ku ai ka qenë pjesë e akademisë së tij të futbollit më 2007. Në favor të këtij transferimi është edhe bashkëpunimi i mirë i deritanishëm mes Atletikos së Madridit dhe Çelsit, si edhe dëshira e Moratës që të kthehet në qytetin e tij të lindjes.
Sfidanti.al