Nuk duket se ishte ndonjë gjë e madhe, por në këtë gjendje që ndodhet Argjentina, edhe lajmi i keq më i vogël, e shqetëson. Lionel Mesi është ndier keq në avion, ndërsa fluturonte bashkë me skuadrën për në vendin e tij, ku do të luajë ndeshjen e radhës në Kupën e Botës. Kapitenit argjentinas i ka bërë keq lartësia, por po ashtu nuk janë ndjerë mirë edhe disa shokë të skuadrës.
Argjentina ndodhet në pozitë shumë të vështirë pas humbjes me Brazilin, aktualisht në vendin e gjashtë jashtë zonës që të kualifikon për në Botërorin e Rusisë dhe nuk mund të bëjë më asnjë gabim. Përballja ndaj Kolumbisë do të jetë në një stadium argjentinas, në San Huan, por presioni është shumë i madh dhe duhet që të gjithë lojtarët të jenë në formën më të mirë, sidomos ata kryesorët.
B. Kuka