Sa shumë rekorde ka futbolli. Një të tillë e vendosi lojtari uruguajan Sebastian Abreu që u bashkua së fundmi me klubin e 23-të në karrierën e tij. Sulmuesi sot është 40 vjeç dhe nënshkroi kontratë tek skuadra braziliane, Bangu. Abreu ka një karrierë 22-vjeçare në të cilën ka ndryshuar 28 herë ekip në 9 shtete të ndryshëm, por disa herë ka qëlluar që ka luajtur më shumë se një herë në të njëjtin vend. Kartoni i sulmuesit nuk ka qenë nga më të shtrenjtët në botë, pasi për 28 lëvizjet janë paguar gjithsej rreth 8 milionë euro.
Ai ka pasur një kulm në jetën e tij sportive kur, në vitin 2011, fitoi Kupën e Amerikës në radhët e kombëtares së Uruguajit. Mes ekipeve të tij kanë qenë Deportivo, Real Sociedad dhe Aris në Europë, dhe shumë emra të njohur në Amerikën e Jugut si San Lorenco, Gremio, Nasional, River Plejt, Botafogo apo Fluminense.
B. Kuka