Nuk ka paqe për Milanin që doli nga derbi me Interin me dy futbollistë të tjerë të dëmtuar; Simon Kjaer dhe Brahim Diaz. Qendërmbrojtësi që u detryrua të lërë fushën gjatë pjesës së parë, u dëmtua në muskulin femoral të kofshës së majtë dhe gjendja e tij do të vlerësohet nga një rezonancë tjetër që do të kryhet pas një jave.
Në Bologna do të ketë balotazh mes Kalulut dhe Tomorit për të qenë përkrah Romagnolit. Ndërsa trekuartisti ka probleme në muskujt e pasëm të kofshës së majtë dhe ka nisur kurimin e do të monitorohet në bazë të evoluimit klinik. Spanjolli është ai që rrezikon më shumë që të mos jetë në fushën e lojës në përballjen me Bolognan
Milani po duket se është në kulmin e emergjencës me Calhanoglu që është ende pozitiv me Covid ndërsa ish lojtari i Realit të Madridit do të duhet të qëndrojë jashtë fushave. Në këtë pikë Pioli do të duhet të gjejë një zgjidhje të re taktike pas dështimit të eksperimnentit Meite. Alternativat nuk janë të shumta, përkundrazi, trajneri mund të vendosë Rebic e Leao pas Ibrahimovic
Sfidanti.al