Diletta Leotta, sërish me Can Yaman, detajet e takimit

Vazhdon historia e  dashurisë mes Diletta Leotta dhe Can Yaman. Pas dedikimeve e mesazheve romantike në Instagram, moderatorja italiane dhe aktori turk janë riparë në Romë. Një takim që nuk ishte dhe aq sekret duke qenë se cifti është pikasur sërish nga paparazzët e revistës ‘Chi’. Revista e njohur e kronikave rozë ka zbuluar detajet e mbrëmjes së Dilettas dhe Can, një mbrëmje plot pasion dhe ëmbëlsi me protagonistët që ishin rrëmbyer nga kjo histori.

Revista bën të ditur se Yaman mbërriti në Itali në mënyrë sekrete në 21 janar dhe me të ishin 2 bashkëpunëtorët e tij. Aktori qëndroi në Romë vetëm 5 ditë; takoi producentët e Lux Vide për xhirimin e Sandokan dhe I la takim Dilettas.

‘Chi’ bën të ditur se Diletta Leotta dhe Can Yaman janë ritakuar në Hotelin Eden në kryeqytetin italian ku darkuan shpejt së bashku për t’u ‘arratisur’ në dhomë. Një ditë më pas, në 22 janar moderatorja e DAZN u largua rreth orës 13, ndërsa Yaman u largua  më vonë. Sipas zërave të dy e kanë marrë seriozisht këtë histori dhe miqtë e Dilettës sigurojnë se ata janë tashmë gati që të bashkëjetojnë. Një gjë për të cilën flet edhe  një mik I aktorit që zbuloi se Can Yaman mund të transferohet në Itali. Nga ana e tyre Diletta dhe Can vazhdojnë të shfaqen së bashku, por [preferojnë që të mos bëjnë deklarata zyrtare për jetën e tyre private.

Sfidanti.al