Nëpërmjet një komunikate zyrtare, UEFA bëri të ditur se Evropiani do të zhvillohet sipas planeve, në 12 qytetet e përcaktuara kontinentale dhe se deri në prill nuk ka plane përsa i përket pranisë së publikut në stadiume gjatë evenimentit
I parashikuar që të zhvillohej vitin e kaluar por që u shty për shkak të pandemisë Covid-19, Evropiani I 2020 do të zhvillohet këtë vit në 11 qershor-11 korrik dhe do të luhet në 12 qytete për të festuar 60 vjetorin e kompeticionit. Kopenhagen, Amsterdami, Baku, Bilbao, Bukureshti, Budapesti, Dublini, Glasgoë, Shën Pjetërsburgu, Mynihu, Roma dhe Londra janë qytetet që do të presin eventin më të rëndësishëm të futbollit evropian
‘UEFA është impenjuar të zhvillojë Euro 2020 në 12 qytetet e parashikuara fillimisht. Evropiani është kompeticioni kryesor i futbollit për kombëtaret në kontinent dhe është burim vital i financimit në zhvillimin e futbollit bazë dhe atij në përgjithësi-tha presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin
Kreu i qeverisë së futbollit Evropian u shpreh optimist në lidhje me kalimin e krizës shëndetësore brenda disa muajve dhe e konsideroi të nevojshme marrjen e kohës për të vendosur për praninë e publikut në stadiume
‘Ka mundësi që gjërat të ndryshojnë përsa i përket virusit kështu që është e rëndësishme që qytëeter pritëse dhe qeveritë të kenë kohë për të formuluar një imazh të saktë të asaj që do të jetë e mundur të ndodhë në qershor e korrik-vijoi Ceferin-tifozët janë një pjesë e rëndësishme që e bën futbollin të vecantë dhe kjo aplikohet edhe në evropian si në cdo kompeticion tjetër.
Ndeshja që do të hapë Evropianin e futbollit do të luhet në Olimpico të Romës dhe është ajo mes Turqisë dhe Italisë.
Sfidanti.al