Matejs De Ligt duket se është i destinuar të transferohet te Barcelona. Sipas Esport 3, klubi katalanas dhe Ajaksit tashmë kanë arritur akordin për transferimin e qendërmbrojtësit në Camp Nou për vlerën e 75 milionë Eurove, 11 milionë më pak se shifra e shpenzuar për Frenki De Jong. Në këtë pikë ajo që pritet është përgjigjja e vetë futbollistit i cili duket se tani nuk është shumë i sigurt për atë cfarë dëshiron për të ardhmen, ndërkohë që deri pak kohë më parë dukej se ishte i paduruar për kalimin te kampionët e Spanjës.
De Ligt sigurisht kërkon më shumë para, por dëshiron që edhe të aktivizohet shumë dhe prania e Pike e Lengle ia vështirëson jo pak gjërat. Tani gjithcka është në dorë të presidentit Josep Maria Bartomeu dhe aftësisë së tij për të bindur De Ligt për të ardhur te Barcelona dhe kushedi nëse ndonjë telefonatë e lojtarëve me peshë si Messi apo edhe vetë Pike mund të rezultojë pozitive në blerjen e De Ligt nga klubi katalanas.
sfidanti.al