Murinjo sërish tek Çelsi? Abramoviçi s’duhet të jetë “në rregull”!

Çfarë nuk u tha për të. U përmendën Interi, Lioni dhe tani edhe Njukasëlli, veçse Zhoze Murinjo duket se paska plane të tjera. Në Angli, si një “rrufe në qiell të pastër” del lajmi i një kthimi të tij të tretë tek Çelsi, aty ku ka fituar 3 tituj kampion të Anglisë. E sigurt është që portugezi dëshiron të kthehet në stol këtë sezon , dhe mendohej që do të pranonte një detyrë më pak prestigjioze, tek Njukasëlli si pasardhës i Rafa Benitezit.

Gjithsesi, ai mund të jetë pasardhësi i dikujt tjeër, pikërisht i Mauricio Sarrit, që shkon thuajse me siguri të plotë tek Juventusi. Është tabloidi “San” që shkruan se Murinjo po mendon kthimin në “Stemford Brixh”, ndonëse nuk dihet se çfarë mendon pronari i klubit, Roman Abramoviç, i cili nuk ka kaluar shumë mirë me trajnerin portugez. Sipas mediave britanike, favorit për detyrën mbetet Frenk Lampard, ish-legjenda e mesfushës, por edhe Zhozeja nuk do të ishte aspak keq.

Murinjo shkoi tek Çelsi në 2004, fitoi titujt në 2005 e 2006, dhe u largua në 2007. Në 2013 shkoi përsëri deri në 2015, duke fituar një tjetër titull kampion. Po ashtu, ai fitoi 1 Kupë të Anglisë dhe 3 Kuipa të Ligës. Në 320 ndeshje, fitoi 204, barazoi 65 dhe humbi vetëm 51.

Sfidanti.al