Aguero thotë se Mesi do të kthehet tek ekipi i parë në Argjentinë!

Me gjasë e ka informacionin e duhur dhe nuk duhet të gabojë. Kun Aguero ka deklaruar se e ardhmja e Lionel Mesit mund të jetë larg Paris SG. Ish-sulmuesi “gauços” nuk përcaktoi kohën se kur, por tha se ekziston mundësia që Mesi të kthehet në Argjentinë dhe të luajë me ekipin e tij të parë, Njuell Old Bojs. “Ai po e konsideron seriozisht këtë mundësi”, – tha ish-ylli i Sitit. Mesi ka qenë për 5 vjet në akademinë e Njuellsit përpara sesa të kalonte tek La Masia e Barcelonës.

Sfidanti.al