Agjenti i Alphonso Davies “godet” Bayernin

Ura mes Alphonso Davies dhe Bayern Munich po digjet me Real Madridin që shpreson te një marrëveshje me kosto zero për kanadezin. Agjenti i mbrojtësit, Nedal Huoseh doli për të kritikuar klubin gjerman që i dha klientit të tij një ultimatum për të nënshkruar një marrëveshje të re ose për të thënë jo. “Është e padrejtë të marrësh një ultimatum nga Bayerni. Do të vendosim se si do të vazhdojmë në fund të sezonit kur të ketë më shumë qartësi. Është e padrejtë që Alphonso tani po sulmohet”, deklaroi Huoseh në një bisedë me gazetën gjermane BILD. “Ne ishim afër një marrëveshjeje një vit më parë. Më pas u zëvendësua i gjithë bordi drejtues i klubit. Ne nuk dëgjuam asgjë për shtatë muaj. Edhe pse u përpoqa gjatë kësaj kohe të kontaktoja vetë klubin”, shtoi ai.

sfidanti.al