Dështimi i Chelseat, 1 minutë në fushë kushton 2 milionë euro

Sezoni i parë i Romeo Lavias me Chelsea ka përfunduar me vetëm 32 minuta në fushë, pas transferimit që u krye në verë për 62 milionë euro. Ai pësoi një dëmtim të dytë gjatë procesit të riaftësimit të tij nga një lëndim në kofshë. Lavia ka vetëm një ndeshje këtë sezon në Ligën Premier ndaj Crystal Palace në pjesën e dytë në “Stamford Bridge” në dhjetor. Mesfushori debutoi në këtë ndeshje pasi kapërceu një problem me dëmtimin, por më pas ai pësoi një dëmtim serioz në kofshë. Të enjten erdhi konfirmimi se ai do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pas një dëmtimi tjetër. Belgu zgjodhi Chelsean përpara Liverpoolit kur u largua nga Sauthemptoni në verë, duke nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare.

sfidanti.al