Adriano, “perandori” që ka talent edhe kur argëtohet

Midis festave dhe pishinave, eksursioneve me miqtë dhe selfie me fansat e tij. Duket se futbolli është shumë larg për “perandorin” Adriano, braziliani trupmadh, nuk shfaqet në vazhdimësi në fushë. 34 vjeç,  pasi ka luajtur me Romën,  Korinthias, Flamengon Atletiko Paranaense, ka gjetur  një stil tjetër për t’u argëtuar.  Po të shikosh fotot e tij, kuptohet se është hedhur me kokë në pishinën e qejfit dhe në harbimet “alla braziliane”.