A mundet ta marrë Çelsi yllin e ri të Barcelonës, Gavi?!

Dihet se mesfushori nuk po tregon nxitim për të firmosur kontratën e re në “Kamp Nou”. Katalanasit po kalojnë kohë të vështira me lojtarë që nuk po binden nga ofertat e klubit, dhe njëri prej tyre është “margaritari” i ri, Gavi. Zbulimi i sezonit, që është bërë pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares së Spanjës, po bën “naze” edhe pse është vetëm 18 vjeç. Çelsi i Londrës, përveçse pëlqen Frenki De Jongun (për 40 milionë euro), ia ka vënë syrin edhe lojtarit tjetër të Barcelonës, Gavit për të cilin mund të paguajë 50 milionë euro. Raportet janë që për talentin e ri interesohen edhe Bajerni, Liverpuli e Mançester Siti.

Sfidanti.al