Mbrojtësi i kombëtares shqiptare (i snobuar herën e fundit ndaj Anglisë dhe Andorrës), Ivan Balliu, do të luajë një tjetër ndeshje të madhe në karrierë. Futbollisti kuqezi i Rajo Vajekanos u vendos përballë Realit të Madridit në çerekfinale të Kupës së Mbretit, në një derbi të kryeqytetit, pasi edhe Rajo i përket një lagjeje madrilene. Sipas kalendarit, ndeshjet duhet të luhen në 1, 2 e 3 shkurt, dhe ekipi i Balliut do ta presë atë të Karlo Ançelotit në stadiumin e tij. Reali mund të thuhet se pati fat sepse dy nga çiftet e tjera ishin shumë të fortë. Shorti i çerekfinaleve: Rajo Vajekano-Real Madrid, Atletik Bilbao-Betis, Sociedad-Valencia, Kadis-Majorka.
Sfidanti.al