Nuk e kishte aspak gabim Kristiano Ronaldo kur thoshte se “nuk duhet të biem në pesimizëm, sepse pas çdo stuhie del dielli”. Kështu po ndodh edhe për Marash Kumbullën që u shpall për herë të dytë radhazi lojtari i ndeshjes. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare shënoi gol në fitoren 3-1 në Kupën e Italisë ndaj Leçes, edhe pse trajneri Zhoze Murinjo e kritikoi paraqitjen e ekipit të tij. Më pas, vetë faqja zyrtare e Romës në Tuiter lajmëroi se Kumbulla ishte shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes. “Unë po mbledh frytet e punës së bërë gjatë gjithë këtyre muajve, – ishin fjalët e 21-vjeçarit, – Tani po ia dal. jam i lumtur për golin dhe për lojën tonë në pjesën e dytë, sepse pjesën e parë nuk ishim mirë”.
Sfidanti.al