A i di FIFA këto gjëra? Mauritania tërheq ekipin e fëmijëve që do të ndesheshin me “burra”!

Fjala ishte për një turne të lojtarëve nën 15 vjeç, ndërsa vendi i zhvillimit ishte zgjedhur Liberia. Gjithsesi, në këtë kampionat rajonal afrikan ndodhi një skandal i vërtetë pasi skuadra U15 e Mauritanisë vendosi të tërhiqej për fare nga konkurrimi. Federata vendosi kështu duke akuzuar se kishte diferencë moshe mes ekipit të vet dhe ekipit rival të Sierra Leones. Ky i fundit fitoi 6-0, por nga fotoja e bërë para nisjes së ndeshjes kuptohet mirë sesa të drejtë kishte Mauritania. Çështja është nëse FIFA i di këto gjëra, dhe po ashtu a di i Konfederata e Futbollit të Afrikës?!

Sfidanti.al