Nga CR7 te Kasemiro, Reali pranon të largojë të paprekshmit

Herë me dëshirë, e herë me të keq, me shtrëngim duarsh apo shtrembërim buzës, por gjithnjë mbërrin ky moment. Të paprekshmit nuk janë edhe aq shumë të tillë tek Reali i Madridit, një ekip i madh, por edhe kampionët sikur bëhen pak më të vegjël. Këtë mendojnë sot në Spanjë ndërsa Kasemiro bëri ndarjen emocionuese me shokët, në krah të të cilëve fitoi aq shumë trofe. E përditshmja “Marka” shkruan se Reali planifikon çdo gjë me imtësi, bazuar në anën sportive, në atë financiare dhe në dëshirën e lojtarit. Kasemiro, ashtu si Varan deshi të largohej, ndryshe nga Kristiano Ronaldo apo Ramosi që u ftohën me klubin. Madridi fitoi shumë nga mesfushori brazilian (maksimumi arrin 85 milionë euro), ndërsa i hap rrugën të rinjve si Çuameni e Kamavinga, ndërsa pritet që verën e ardhshme të synohet Belingham i Dortmundit.

Sfidanti.al