Premier Liga ka shpenzuar 1.72 miliardë euro për blerjet, rekordi është 2.16 miliardë!

Ajo shifër është në verën e 2018-ës përpara sezonit që do të fillonte. Premier Liga angleze shpenzoi në atë kohë plot 2 miliardë e 160 milionë euro për të marrë lojtarë të rinj, duke vendosur një rekord që ende qendron në këmbë. Një shifër vërtet e jashtëzakonshme me mesataren mbi 100 milionë euro për çdo ekip, edhe për ata që ranë nga kategoria. Këtë verë, deri tani, klubet e Premier Ligës kanë shpenzuar 1.72 miliardë euro, duke e kaluar me 20 milionë euro shifrën e verës së kaluar. Kjo, pasi Mançester Junajtidi mori Kasemiron nga Reali. Të shohim nëse në rreth 11 ditët e mbetura të gushtit, elita angleze do të mundë të shpenzojë më shumë se 440 milionë euro! Duket e vështirë, por edhe mund t’ia dalin.

Sfidanti.al