“Rotacion” i detyruar tek Bajerni: Koman pritet të luajë pas Mylerit

Nuk ishte koha e parashikuar nga trajneri Julian Nagelsman për të bërë ndryshime në formacion, pasi është ende shpejt dhe janë luajtur vetëm 3 ndeshje këtë sezon. Gjithsesi, ka edhe “fuqi madhore” që ndërhyjnë dhe që nuk ke se çfarë t’u bësh dhe ja që trajneri i Bajernit pritet të bëjë një rotacion dhe një “rokadë”. Mungesa e Serg Gnabrisë së dëmtuar do të bëjë që Tomas Myleri të shtyhet përpara në sulm, për të luajtur më pranë Sadio Manesë. Rolin e tij si mesfushor sulmues (apo si sulmues mbështetës) do ta bëjë Kingsli Koman. Francezi është në dispozicion pasi shleu 3 ndeshje pezullim. Skema e Nagelsmanit është 4-2-2-2, me katër lojtarë ofensivë, dhe me Xhamal Musialën që luan në krahun e majtë. Bavarezët luajnë në javën e tretë të Bundesligës në fushën e Bohumit.

Sfidanti.al